





SISTEMI YNË
LARTËSIA DHE SIGURIA
Mure deri 4.5 metra me dyshekë profesionalë
Të gjitha muret tona janë projektuar sipas standardeve më të larta ndërkombëtare, të pajisura me dyshekë amortizues të çertifikuar që thithin çdo rënie me siguri maksimale.
RRUGËT MUJORE
Rinovim i vazhdueshëm i rrugëve për ngjitje.
Route setters tanë profesionistë ndryshojnë rrugët çdo muaj. Çdo vizitë sjell sfida të reja teknike, lëvizje kreative dhe testime të reja të forcës suaj.
PAJISJET
Gjithçka që ju duhet në qendër
Nuk keni pajisje tuajat? Ne ofrojmë me qira këpucë specializuese climbing me fërkim të lartë dhe magnez cilësor për kapje perfekte në çdo lëvizje.
NË NUMRA
Hapësirë
dhe dinamikë.
450 m²
sipërfaqe ngjitjeje
1,200+
hold-e aktive në mure
40+
rrugë të reja çdo muaj
4.5 m
lartësia maksimale e murit
Rezervo vizitën e parë te BoulderKosova.
Eja për herë të parë. Mëso teknikat bazë, provo muret tona dhe bëhu pjesë e komunitetit më aktiv në Prizren.



