RRETH NESH
HISTORIA JONË
AutoHouse Bellaqa SH.P.K u themelua në 2017 me qëllimin për tu bërë salloni më i besuar në Kosovë dhe për të ofruar makina më cilësore me çmime të duhura.
Ne ju ofrojmë një gamë të gjerë të veturave të përdorura. Ne kemi njohuri të mira për vetura, si dhe se si të krijojmë marrëdhënie të ngushta dhe afatgjata me Klientët tanë. Gjëja më e rëndësishme për ne nuk është numri i makinave që shesim, por që ne të kalojmë kohën e nevojshme me ju si klient, për të ofruar shërbimin tonë më të mirë të mundshëm derisa klientët të ndihen të kënaqur.
Prandaj ne jemi munduar që të sigurojmë një lidhje të besushme me klientët tanë duke u munduar që të jemi sa ma transparentë dhe të sinqertë për të ruajtur qe nga dita jonë e parë besimin, sigurinë, imazhin tonë të mirë si dhe që ndjenja e sigurisë të mos mungoj tek klientët tanë, duke synuar që të bëhemi Autosalloni më i besuar në Kosovë.
Të gjitha makinat tona paraprakisht testohen sipas kërkesave tona dhe janë të disponueshme me një protokoll provash ku ju si klient mund të ndiheni të sigurt kur drejtoni makinën tuaj të re.
Mirësevini si klient, edhe ju!


